Lajme

Dritare të thyera dhe mure të çara, momenti kur tërmeti godet Kretën

Dritare të thyera, çarje muri në shtëpi, si dhe dëmtime të tjera ishin efektet e një tërmeti prej 4.8 të shkallës Rihter që u regjistrua në Heraklion, Kretë.

Banorët janë të tronditur, pasi e kanë ndjerë shumë ndikimin e tij, ndërsa të paktën katër pasgoditje që shkonin nga 3 në 3.5 të shkallës Rihter u regjistruan pas lëvizjes kryesore sizmike.

Një zyrtar grek në Kretë theksoi se “tërmeti nuk është veçanërisht shqetësues” duke shtuar se “këto lloje lëkundjesh janë një normë për rajonin” tha ai.

Në muajt e fundit Greqia është goditur nga disa tërmete.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button