Sport

Majlinda Kelmendi e pafat, eliminohet nga Lojërat Olimpike “Tokio 2020” që në duelin e parë

Kampionia e “Rio 2016”, Majlinda Kelmendi, ka humbur në ndeshjen e parë dhe është eliminuar nga Lojërat Olimpike.

Të dielën, në “Nippon Budokan”, xhudistja e Kosovës ka garuar në kategorinë deri 52 kilogramë, ku ka pësuar një humbje shokuese nga hungarezja Reka Pupp, duke bërë që synimi për të fituar një tjetër medalje olimpike të fashitet.

Një waz-ari i marrë në shënim të artë, bëri që Kelmendit t’i ndalet synimi për të fituar një tjetër medalje olimpike.

Natyrisht se ishte surpriza e madhe e xhudos deri tani, pasi mund të thuhet se të gjithë kanë pritur së paku medaljen e bronztë nga Majlinda.

Ajo e ka përjetuar rëndë humbjen çka është pare teksa po largohej nga arena. Majlinda Kelmendi erdhi në Tokio, si fituese e medaljes së artë olimpike në Rio 2016, duke synuar të përsërisë suksesin e saj edhe në Olimpiadën japoneze, çka aktualisht nuk ia doli.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button