Lajme

Tragjedia me 10 viktima në Kroaci, reagon Kurti: Lutemi të ketë sa më pak të vdekur

Një aksident me pasoja fatale u regjistrua mëngjesin e sotëm në Brod të Kroacisë.

Një autobus me targa të Kosovës është aksidentuar dhe për pasojë 10 pasagjerë kanë humbur jetën, ndërsa mbi 30 janë transportuar në spital për shkak të dëmtimeve që kanë marrë.

Autoritetet në Kosovë kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e viktimave.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nëpërmjet një reagimi në rrjetin social “Facebook”, bën me dije se Ministri i Brendshëm i Kosovës po niset për në Kroaci, në vendin ku u regjistrua aksidenti fatal, po ashtu edhe
ambasadori i Kosovë në Zagreb.

“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për aksidentin tragjik në Kroaci, të një autobusi me targa të Kosovës.

Ndonëse ende nuk kemi konfirmime zyrtare për detajet, lutemi të ketë sa më pak të vdekur e sa më shpejt të shërohen të lënduarit. Ministri ynë i Punëve të Brendshme po niset për Kroaci, ndërkaq drejt vendit të aksidentit te autostrada e Sllavonski Brodit tashmë është nisur ambasadori ynë në Zagreb. Me ankth e shpresë jemi pranë qytetarëve tanë dhe familjeve të tyre në këto çaste të rënda.”, shkruan Kurti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button