Lajme

Fusha e mbetjeve urbane në Fier pushtohet nga flakët, një pjesë e mirë e qytetit në tym

Një pjesë e mirë e qytetit të Fierit është nën pushtetin e tymit dhe shkak është bërë zjarri që ka përfshirë fushën e mbetjeve në zonën e Mbrostarit.

Deri tani nuk dihen shkaqet se përse ka rënë flake, por mendohet që mund të kenë qenë personat që merren me mbledhje kanoçesh që i kanë vënë zjarrin për të përfituar hekurishte të ndryshme.

Shtëllungat e tymit kanë pushtuar shtëpi e biznese që ndodhen shumë pranë fushës së mbetjeve, por ato po përhapen edhe në pjesë të tjera të qytetit, favorizuar edhe nga era dhe temperaturat e larta.

Aktualisht po ndërhyhet për shuarjen e flakëve me botet e ujit të bashkisë dhe makinat zjarrfikëse.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button