Bota

Të kërcënuar nga “Delta”, SHBA nuk heq kufizimet për udhëtimet

Të kërcënuar nga “Delta”, SHBA nuk heq kufizimet për udhëtimet

LAJMIFUNDIT / 27 KORRIK 2021, 10:21
Të kërcënuar nga “Delta”, SHBA nuk heq kufizimet

SHBA, duke parë rrezikun nga përhapja në masë e variantit Delta, kanë deklaruar se nuk planifikojnë të heqin kufizimet e udhëtimit. Pra, ndalimi i udhëtimit në disa vende, nuk do ndryshojë.Në anën tjetër edhe qendra amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara dhe Departamenti amerikan i Shtetit, kanë lëshuar paralajmërime kundër udhëtimeve në Spanjë, Portugali, Qipro dhe Kirgizi, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus në këto vende.
Në qershor të këtij viti, Qendrat amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, kanë hequr paralajmërimet për udhëtime në më shumë se 110 shtete dhe territore, mirëpo teksa rastet e të infektuarve rriten, paralajmërimet janë rikthyer. Për të vënë nën kontroll përhapjen e variantit Delta, po bëhen përpjekje për të vaksinuar amerikanët.

Nju York njoftoi se do t’u kërkonte punonjësve ose të vaksinohen kundër koronavirusit ose do të përballen me teste të përditshme. Ndërsa Departamenti amerikan për Çështje të Veteranëve është bërë agjencia e parë e madhe federale në SHBA, që u ka kërkuar punëtorëve të saj shëndetësorë të marrin vaksinat kundër koronavirusit, teksa varianti ngjitës Delta, përhapet në këtë vend.

Kërkesa e Departamentit amerikan për Çështje të Veteranëve ka ardhur në ditën kur gati 60 organizata të shëndetit publik, kanë bërë thirrje që institucionet shëndetësore t’iu kërkojnë punëtorëve të tyre që të vaksinohen. Rreth 115,000 punëtorët shëndetësorë të këtij Departamenti, do të kenë tetë javë për t’u vaksinuar plotësisht, mirëpo ende nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë për punëtorët që refuzojnë imunizimin. Në Shtetet e Bashkuara nuk ka ligj federal që përcakton se punëdhënësit mund t’iu kërkojnë punëtorëve, që janë fizikisht në vend të punës, të vaksinohen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button