Lajme

Aktivizohet një vatër zjarri në Tragjas të Vlorës, dyshohet se është e qëllimshme

Ditën e sotme, zjarri është aktivizuar në fshatin Tragjas të Vlorës. Sipas informacioneve të para, flakët favorizohen edhe nga era, duke u përhapur me shpejtësi nëpër në pyll. Aktualisht në vendin e ngjarjes janë forcat zjarrfikëse që po punojnë me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve, por puna e tyre vështirësohet nga era. Paraprakisht dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme.

Këto javët e fundit, zjarret kanë shkaktuar deri më tani dëme kolosale në Vlorë, Fier, Lushnjë dhe Kurbin. 120 ha kullota dhe pisha të buta janë djegur përgjatë 4 ditëve kur flakët përpinë malin e Dukatit në Vlorë.

Flakët e zjarrit ka shkrumbuar 7 mije rrënjë ullinj në fshatin Zhejë të Kurbinit, duke shkaktuar një dëm kolosal për fermerët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button