Show-Biz

Pushime në bregdetin shqiptar, Greg Rama publikon foton me Dua Lipën dhe babain e saj

Dua Lipa prej disa ditësh po shijon pushimet në bregdetin shqiptar së bashku me të dashurin, Anwar Hadid, dhe familjen e saj, nga ku ka shkrepur disa foto të bukura për t’i ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

Ditën e sotme, këngëtarja shqiptare me famë botërore është vizituar nga djali i madh i Kryeministrit Edi Rama, Greg Rama.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Greg Rama, i cili ka ndarë disa foto në llogarinë e tij në Instagram.

Në njërën prej tyre ai shihet duke pozuar krah Dua Lipës, ndërsa në tjetrën, shihet me babain e këngëtares, Dukagjin Lipa, dhe të dy i ka etiketuar në foto.

Ai publikoi edhe një foto tjetër me këngëtaren, krahas së cilës shkroi: “Kemi mundësi dhe për më mirë Dua Lipa”.

Dua Lipa u prit në Shqipëri nga Kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe gjithashtu zhvilloi një takim me ambasadoren Yuri Kim.
Gjatë qëndrimit të saj, ajo inspektoi punimet në kopshtin e Kopshtit 42 në Tiranë, i cili u dëmtua nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019. Këngëtarja shqiptare do të financojë mobilimin e plotë të kopshtit, me kapacitet 300 fëmijë, ndërsa godina po ndërtohet me ndihmën e Fondit të Katarit.

Gjithashtu ylli kosovar i muzikës diskutoi rreth planeve të saj duke lënë të hapur mundësinë e zhvillimit të një koncerti në vendin tonë.

Këtë të diel, në Instagram-in e saj, Dua postoi foto nga Muzeu Historik i Skënderbeut në Krujë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button