Bota

Europa vuan nga i nxehti afrikan, Brazili nën pushtetin e borës

Dëborë dhe i ftohti ekstrem në Brazil. Mbrëmja e të mërkurës ka rezervuar një surprizë të jashtëzakonshme në Brazil, ku në disa zona si Santa Catarina, temperaturat luhaten nga zero deri në 5 gradë Celsius ndërsa dje në mbrëmje ato kanë arritur deri në -8 gradë, duke sjellë të ftohtë ekstrem e dëborë në zonat malore në fund korriku.

Agjencitë turistike kanë qetësuar turistët, të cilët në Brazil kanë shkuar për plazh, që të akomodohen për disa ditë në resortet malore.

Valën e parë të të ftohtit jashtë të zakonshmes, brazilianët e përjetuan në fund të qershorit, me dëborën që rikthehet brenda muajit e me qytetarët në dhjetëra qytete që e kanë shijuar atë.
Ndërkohë krejt e kundërta ndodh në Europë në këto ditë, ku në disa vende temperaturat kanë arritur në mbi 40 gradë Celsius.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button