Lajme

Njohja e Kosovës, Vuçiç batuta me Ramën: Mbështes 100% çdo fjalë që ai thotë

Gjatë forumit për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor dhe në konferencën për mediat, presidenti serb dhe kryeministri shqiptar, nuk kanë kursyer batutat. Fillimisht në deklaratë Vuçiç iu drejtua Ramës si mik i dashur, ndërsa kryeministrit të Maqedonisë së Veriut vetëm me titullin që mban. Më pas, ndërsa Rama u pyet për besimin mes vendeve, rolit të BE-së etj, Vuçiç e pa me vend një ndërhyrje, ku tha se mbështet gjithçka që do thoshte Edi edhe pse nuk e dinte si do përgjigjej ai, gjë që shkaktoi ilaritet në sallë. Nga ana
tjetër Rama i kujtoi njohjen e Kosovës.

Vuçiç: Të dashur miq unë nuk e di se si do përgjigjet Edi për këtë, por çfarëdo gjëje që ai do thotë, 100% e gjithçkaje që ai do thotë unë e mbështes menjëherë që ta dini paraprakisht, çdo fjalë që ai do të thotë.

Rama: Tani ai do që unë të them njohjen e Kosovës dhe ai nuk do ta mbështesë, por pyetja mu bë mua sepse ma ha mendja që Marko si një njeri i aftë për të bërë marrëveshje mes vendeve, kombeve e komuniteteve të biznesit, i duket argëtuese të më bëjë mua të flasë për BE. Ne do të nënshkruajmë sot marrëveshjen për lejet e punës. Serbia dhe Maqedonia e Veriut duhet të ndryshojnë legjislacionin e tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button