Lajme
Varianti “Delta” mbërrin në Irlandë, rritet ndjeshëm numri i të infektuarve

Situata e Covid-19 në Irlandë paraqitet shqetësuese. Autoritetet shëndetësore kanë bërë me dije se në 24 orët e fundit, janë raportuar të infektuar 1,408 persona. Sipas mediave ndërkombëtare, pikërisht kjo shifër është më e larta që prej shkurtit.
Sipas raportit, të paktën 152 pacientë janë shtruar ditën e djeshme në spitale, 26 prej tyre nën kujdesin intesiv. Shqetësuese nuk është vetëm kjo, por infektimi i të rinjëve me Covid-19. Raporti i publikuar ka treguar se mosha mesatare, nga të infektuarit, është 24.
Fajtor për këtë, sipas mjekëve, është varianti Delta.