Show-Biz

Fotot e Mevlanit me ish-konkurrentet e “Për’puthen”, reagon për herë të parë Ledjana: Ju lutem…

Mevlani është kthyer në ‘mollën’ e thashethemeve në mediat rozë. Pas njohes me Ledjanën ai është përfolur për një lidhje të mundshme me Aristelën.

Në daljet e fundit Aristela i mohoi të gjitha thashethemet që qarkullluan për të dhe Mevlanin.

Dyshja janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit shpesh. Kujtojmë se Aristela ka qenë shprehur se e pëlqente shumë Mevlin që në emision.

Së fundmi një foto e tyre nga shtrati ka ngritur dyshimet se dyshja mund të kenë diçka më shumë dhe thjeshtë kanë mohuar gjithçka në mënyrë që të mos bien në sy.
Pas kësaj fotoje që bëri xhiron e rrjetit, fansat e Ledjanës kanë nisur një fushatë për t’i blërë block Aristelës në rrjetet sociale, me arsyetimin se vëndin e Ledjanës nuk e zë dot askush.

Mirëpo kjo gjë s’i ka pëlqyer aspaj Ledjanës, e cila ka reaguar në Instastory duke iu bërë thirrje fansave të mos ofendojnë nëpër statuse.

“Do ju lutesha të mos ofendonit askënd nëpër statuse, aq më pak fanpage që kanë emrin tim. Nuk kam armiqësi me askënd, secili është i lirë të lidhet dhe të shoqërohet me kë të dojë”, shkruan Ledjana në reagimin e saj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button