Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një karburant në Ksamil, lëndohet 28 vjeçari

Një bombol gazi ka shpërthyer në një karburant në Ksamil, duke lënduar një 28 vjeçar.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ku dyshohet se shkak për këtë është bërë pakujdesia.

Si pasojë e shpërthimit është plagosur shtetasi F. I., 28 vjeç , i cili po kryente disa punime ne karburant dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sot rreth orës 11:26, në Ksamil, në një pikë karburanti, dyshohet nga pakujdesia ka shpërthyer një bombule gazi, ku si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi F. I., 28 vjeç , i cili po kryente disa punime ne karburant dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Forcat zjarrëfikëse dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe është bërë e mundur neutralizimi i menjehershëm i zjarrit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button