Lajme
Tentuan të grabisnin një banesë, pranga 2 shqiptarëve në Itali

Policia italiane ka arrestuar dy shtetas shqiptarë. Mediat italiane bëjnë me dije se shtetasit shqiptarë, përkatësisht të moshës 49 dhe 48 vjeç janë kapur teksa tentonin që të hynin në një banesë.
Sipas mediave, ata kishin me vete një mjet për të hapur dritaret dhe u përpoqën t’i shpëtonin arrestimit por pa sukses. Dy hajdutët ishin të njohur për policinë pasi ata ishin ndaluar për të njëjtën vepër edhe në vitin 2019.