Lajme
Xhelozia i mori mendjen, shqiptari vret me thikë gruan e tij në Athinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Mediat greke shkruajnë se një shqiptar ka vrarë me thikë gruan e tij. Sipas policisë, shkruajnë mediat, ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e tyre në Athinë. Ndërkohë, autoritetet kanë zbuluar se autori ka shkuar vetë në polici, duke pranuar krimin që ka bërë.
Ai ka rrëfyer se ka qenë xhelozia shkaku që mori këtë vendim tragjik. Ndërkohë, mësohet se policia pas rrëfimit të shqiptarit, ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka marrë trupin e viktimës.