Lajme

Asnjë përmirësim në Fier, zjarri është fikur por tymi vazhdon të jetë problem

Situata e zjarrit në Fier nuk ka asnjë përmirësim. Mësohet se në ditën e 5 të këtij problem, vatrat janë fikur, por qyteti vijon të jetë nën pushtetin e tymit. Sipas autoriteteve lokale, mbetjet e djegura u fikën 2 ditë më parë, por, tymi nuk po ndalet, ndërsa po përhapet edhe nga era.

Aktualisht mjetet e rënda eksavatore dhe kamione të tonazheve të rënda po punojnë që vatrat e zjarrit të fikura tashmë të mos çlirojnë tym. Tymi po shpërndahet kryesisht në një zonë të banuar te lagjes Sheq i Madh. Parashikohet që deri në mbrëmje mund të mbulohen këto vatra tymi të cilat kanë krijiar probleme në ndotjen e ambientit në shkallë të gjerë.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, ndërsa policia vijon hetimet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button