Lajme

Preu dru në mënyrë të paligjshme, arrestohet 24-vjeçari në Manzë

Policia e Durrësit ka arrestuar një 24-vjeçar në Manzë, pasi u kap duke prerë dru në mënyrë të paligjshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë, proceduan penalisht për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, shtetasin R. A., 24 vjeç, banues në fshatin Bizë, Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke prerë në mënyrë të paligjshme 10m³, dru zjarri.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button