Lajme
Qarkullonin pa leje drejtimi, policia e Durrësit arreston 2 persona

Të paktën 2 persona kanë përfunduar në burg në Durrës, pasi qarkullonin pa leje qarkullimi.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit M. K., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Benz” pa leje drejtimi dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për ndalim;
E. B., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.