Lajme

Temperaturat e larta, IGJEUM bën paralajmërimin: Rrezik për zjarre në 10 qarqe

IGJEUM ka deklaruar me anë të një postimi në Facebook se një erë e madhe me pluhur po vjen drejt vendit tonë nga shkretëtira e Saharasë.

Gjithashtu paralajmëron se në 10 qarqe të vendit ka rrezikshmëri të lartë për rënien e zjarrit, për shkak të temperaturave të larta.

NJOFTIMI

‘ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite (e shtunë dt.31) dhe nesër (e diel dt.01) pritet nivel “I LARTË” rreziku në pothuajse të gjitha qarqet e vendit. Vetëm në qarqet Dibër dhe Durrës pritet nivel “I MODERUAR” rreziku (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në qarqet Dibër dhe Durrës pritet rrezik “I LARTË” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: Dibër (perëndim) dhe Durrës (jug).
Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e nesërme.

RESHJET

Sot pasdite (e shtunë dt.31) dhe nesër (e diel dt.01) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e diel dt.01) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 23 / 36 °C
në vendet e ulëta: 20 / 41 °C
në vendet malore: 16 / 36 °C

Era

Sot pasdite (e shtunë dt.31) dhe nesër (e diel dt.01) era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare. Vala e të nxehtit gjatë ditëve në vijim, përveç temperaturave të larta, do të shoqërohet edhe me pluhur me origjinë nga shkretëtira e Sahara së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button