Lajme

Zjarr masiv prej 5 ditësh në Finlandë, digjen më shumë se 300 hektarë pyje

Finlanda është përfshirë nga zjarri, ku për 5 ditë janë djegur 300 hektarë. Autoritetet zyrtare kanë bërë me dije se zjarri nisi të hënën rreth 25 kilometra në jug të portit të vogël të Kalajokit në Gjirin e Bothnia, por ende nuk është vënë nën kontroll.

“Zjarri, që, u lehtësua sot për shkak të shirave në zonë, por ende nuk është plotësisht nën kontroll. Pylli ende po digjet, por zjarri nuk po përparon përtej një zone të kufizuar prej 300 hektarësh, perimetri i së cilës është tetë kilometra. Do të duhet të paktën një javë ose edhe dy-tre për ta shuar atë plotësisht”, shpjegoi shefi i operacioneve i brigadës së zjarrfikësve, Jarmo Haapanen.

Për shuarjen e zjarrit u mobilizuan rreth 250 persona, përfshirë përforcimet ushtarake, si edhe katër helikopterë. Ndërkohë që ekspertët kanë deklaruar se ky zjarr ishte më i madhi në Finlandë që nga zjarri i vitit 1971, që përfshiu 1 600 hektarë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button