Lajme

Beteja me flakët në Greqi, raportohet për 16 të lënduar

Beteja me flakët në Greqi, raportohet për 16 të lënduar

LAJMIFUNDIT / 1 GUSHT 2021, 08:27
Beteja me flakët në Greqi, raportohet për 16 të lënduar

Beteja me flakët në Greqi vijon prej disa ditësh. Dy avionë dhe katër helikopterë janë në përpjekje për të shuar flakët në Ziria të Egialia.

Mëngjesin e sotëm zjarrfikësit janë shtuar në numër dhe po vazhdojnë përpjekjet për të ndaluar përhapjen e flakëve. Deri tani numri i të plagosurve nga zjarri në Egialia ka arritur në 16. Autoritetet raportojnë se 15 raste janë paraqitur me probleme të frymëmarrjes dhe u dërguan në spitalin e Aigio.

Sipas Brigadës së Zjarrit në zonë po veprojnë 294 zjarrfikës me 77 automjete , shatë divizione këmbësorie si edhe departamenti special i operacioneve të shuarjes së zjarrit.

Po ashtu shumë qytetarë janë ofruar vullnetarisht për të ndihmuar shërbimet zjarrfikëse. Ndërsa në disa zona të tjera zjarri është vënë në kontroll prej ditës së djeshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button