Lajme

Jo më falas, hyrja në Gjermani vetëm me testim dhe për pak javë duhet të paguani

Për të penguar përhapjen e virusit në fund të pushimeve të verës, nga data 1 gusht hyri në fuqi detyrimi i testit për të kthyerit nga pushimet. Ndërkohë shtohen zërat për fundin e testeve falas kundër Coronës.

Më 1 gusht hyri në fuqi detyrimi i testit për të kthyerit nga pushimet, masë që u mor për të penguar përhapjen e virusit në fund të pushimeve të verës. Të gjithë personat nga mosha 12-vjeçare duhet të paraqesin para hyrjes në Gjermani testin negativ, vërtetimin e vaksinimit apo shërimit nga virusi.

Ky rregull vlete deri tani për pasagjerët ajrorë, por tani vlen për të gjitha rrugët e hyrjes në Gjermani, me automjet, autobus apo tren. Kontrollet do të zhvillohen në masë të gjerë.
Ndërkohë në Gjermani debatohet për ndalimin e testimit falas për personat e pavaksinuar.
Megjithëse qeveria gjermane ka thënë, se testet falas aktualisht do të vazhdojnë ka mjaft zëra nga qeveritarë gjermanë, që kërkojnë përcaktimin e një date për futjen e testimit me pagesë.

Ministria gjermane e Shëndetësisë në një prononcim për agjencinë gjermane të lajmeve, dpa, tha se, “ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ka thënë para javësh, se e quan të mundur, që të mos ofrohen më falas testet për të pavaksinuarit në një kohë të mëvonshme. Se kur është ky afat mbetet të përcaktohet.”

Por sipas qarqeve qeveritare, ende nuk ka ujdi, nëse nga fundi i shtatorit nuk do të ofrohen më testet falas për të pavaksinuarit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button