Lajme

Piku i sezonit, të gjithë drejt jugut për pushime, policia apel drejtuesve të mjeteve

Fluks i rënduar mjetesh është regjistruar mëngjesin e së dielës në drejtim të Vlorës, ku me mijëra qytetarë po i drejtohen jugut të vendit për të kaluar pushimet.

Policia Rrugore iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve të cilët kanë si drejtim Himarën, që të shmangin hyrjen në qytetin e Vlorës dhe të kalojnë nga by-pass-i në rrethrrotullimin e Nartës.

Gjithashtu, policia iu kërkon drejtuesve që të respektojnë rregullat dhe të qëndrojnë në radhë, duke i paralajmëruar për kontrolle në pikat kyçe të këtij aksi.

Duke qenë se jemi në pikun e sezonit turistik, fluks i shtuar qytetarësh që hyjnë në Shqipëri për të kaluar pushimet është regjistruar dhe në pikën e kalimit kufitar të Morinit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button