Lajme

Shqipëria nën ndikimin e të nxehtit afrikan, rikthehen reshjet dhe shtrëngatat në këto zona

Vijojnë temperaturat e larta në vendin tonë të ndikuara nga i nxehti afrikan. Sipas sinoptikanëve vendi ynë do të ketë temperatura ekstreme edhe për javën që presim përpara.

Por surpriza ka rezervuar fundi i kësaj jave, ku pritet të ketë edhe shtrëngata dhe reshje lokale shiu.

Sipas sinoptikanëve të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, fillimi i javës si dhe ditët në vijim (dita e Hënë deri ditën e Mërkurë) vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga moti i kthjellët dhe i nxehtë. Kjo për shkak se mbi vendin tonë do të vijojnë ndikimin e tyre masat e nxehta nga Afrika e Veriut.

Por duke nisur nga dita e Enjte situata meteorologjike ndryshon pasi fillon terheqja e masave të nxehta dhe zëvendësohen nga ato më te freskëta me origjinë nga veriperëndimi.

Moti (dita e Enjte) do të jetë i kthjellët por me alternime vranësirash më të theksuara në zonën e veriut ku do të shoqërohen me reshje shiu.

Ato të do jenë të dobta dhe sporadike dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtër.

Po ashtu edhe për ditën e Premte moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, kësaj radhe më të theksuara në zonën e Jugut. Reshjet do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët.

Përreth relieveve malore në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtër.

Përgjatë vijës bregdetare do të jenë sporadike në formën e pikave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button