Lajme

Asnjë tolerancë për të pavaksinuarit në Gjermani, nuk ka më teste falas

Qeveria gjermane vijon të marrë masa për personat që refuzojnë të vaksinohen, por herë pas here zgjedhin që të bëjnë tampon. Mediat gjermane shkruajnë se, si pasojë e rebelimit të qytetarëve, qeveria ka vendosur që testet nuk do jenë më falas, si një nxitje kjo për vaksinimin.

Qeveria prej muajsh i mundësoi qytetarëve gjermanë teste të shpejta për Covid-19, por kjo tashmë nuk do jetë e mundur. Aktualisht, në Gjermani janë vaksinuar 61% e popullësisë me të paktën një dozë, 52% me të dyja dozat. Shumë shpejt, do nisë vaksinimi me dozën e tretë për personat e moshuar dhe ata që kanë sëmundje kronike.

Ndërsa shumë shpejt do nisë vaksinimi për grupmoshat 12 deri në 17.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button