Lajme

Delta” është përhapur gjerësisht në Shqipëri, rriten ndjeshëm rastet pozitive

Një javë më parë, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi praninë e “Deltas” në Shqipëri, që në fakt po qarkullon gjerësisht. Një muaj më parë, janë regjistruar 598 raste të reja, 19.2 raste në ditë, sipas studimit të bërë nga VOA. Krahasuar me qershorin, rritja është e ndjeshme, dhe numri i testimeve u rritur me 10%.

Ka qenë pikërisht pjesa e dytë e muajit korrik që u vërejtën rritje të rasteve, ku kulmi ishte më 29, 47 të prekur të rinj, kuota më e lartë që prej 14 majit. Ndërsa më 4 korrik, ishte niveli më i ulët me vetëm 1 të infektuar.
Gjatë muajit korrik dhe pozitiviteti u rrit 3 herë krahasuar me qershorin, ndonëse mbetet ende në nivel shumë të ulët, 0.6%. Megjithatë, ky nivel duket të jetë ndjeshëm më i lartë, në realitet, nëse mbahet në konsideratë fakti se një pjesë e testimeve i përkasin qytetarëve që detyrohen të bëjnë tampon për shkak të lëvizjev jashtë vendit. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Kudo në botë, Delta po mbyll çdo aktivitet, ndërsa autoritetet në vendin tonë, pretendojnë se e kanë situatën nën kontroll. Ata vazhdimisht bëjnë thirrje për vaksinim dhe kanë ulur grupmoshën e vaksinimit, në +18.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button