Bota

Përmbytjet në Kinë, shkon në 302 numri i viktimave

Autoritetet kineze deklarojnë se janë konfirmuar 302 viktima dhe rreth 50 persona vazhdojnë të mbeten të zhdukur, si pasojë e përmbytjeve në provincën Henan, Kinë.

Rreth 13 milionë persona u prekën nga përmbytjet, ndërsa gati 9 mijë shtëpi u dëmtuan. Shumica e viktimave u raportuan nga qytetin Zhengzhou, ku uji përmbyti sistemin e metrosë së qytetit.

Sipas autoriteteve, niveli i reshjeve të tre ditëve ishte i barabartë me mesataren e një viti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button