Lajme

Sarandë, 73-vjeçari rrezikon të mbytet, shpëtohet nga roja bregdetare

SARANDË
Rrezikoi mbytjen në det i shpëtohet jeta 73-vjeçarit në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur tek plazhi “Hasan Tahsini” në qendër të Sarandës. Me të marrë sinjalin për ndihmë roja bregdetare Sokol Alushaj u ndodh në çast dhe dha ndihmën e parë.

Pas disa përpjekjeve erdhi në jetë 73-vjeçari Edmond Tufani nga Tirana, pushues me familjen e tij prej disa ditësh në Sarandë. Persona të ndodhur në këtë ngjarje ndihmuan rojën bregdetare Sokol Alushaj që po i jepte ndihmën për ta sjellë në jetë 73-vjeçarin dhe ia arriti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button