Lajme
Turqia e “pushtuar” nga flakët, shkon në tetë numri i viktimave

Ka shkuar në 8 numri i viktimave nga zjarret masive në Turqi. Dy persona humbën jetën në Manavgat, njofton Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca, ndërsa dhjetë u dërguan në spitalet lokale për të marrë trajtim.
Më shumë se 100 zjarre që kanë shpërthyer në Turqi gjatë pesë ditëve të fundit janë vënë nën kontroll, sipas autoriteteve.
Zjarret vazhdojnë ende në Manavgat, Marmaris dhe Milas, deklaron ministri Bujqësisë dhe Pyjeve Bekir Pakdemirli.
Në qyteti e Bodrumit, u evakuuan me anije një grup turistësh dhe një staf hoteli. Pakdemirli tha se zjarri në zonë ishte vënë nën kontroll këtë mëngjes. Që nga e mërkura, mijëra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.