Lajme

Turqia nën pushtetin e zjarrit që prej 1 jave, shkon në 8 numri i viktimave

Situata e zjarreve në Turqi vijon të jetë e rënduar, ndërsa mësohet se është shtuar numri i viktimave. Sipas mediave turke, që kanë cituar ministrin e Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka shkuar në 8 numri i personave që kanë ndëruar jetë.

Sipas njoftimit, 10 të tjerë kanë përfunduar në spital.

Mediat shkruajnë se në disa zona zjarri është neutralizuar, ndërsa vijon të jetë shqetësuese situata në Manavgat, Marmaris dhe Milas.

Në zonën turistike të Bodrum, janë evakuuar një grup turistësh dhe një staf hoteli, pasi ishin në rrezik nga zjarri masiv. Ndërkohë, mijëra banorë vendas, që prej të mërkurës janë shpëtuar, duke u vendosur në një zonë më të sigurt.

Puna për neutralizimin e zjarrit vijon fuqishëm, pa ndaluar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button