Lajme

Emri/ Viktima e parë nga zjarret në vend, kush është 60-vjeçari që humbi jetën në Gjirokastër

Është shënuar viktima e parë nga zjarret në vend. Mësohet se i ndjeri është 60-vjeçari, Andrea Haxhiaj nga fshati Asim Zeneli në Gjirokastër, i cili ka humbur jetën nga asfiksia në oborrin e shtëpisë.

Mësohet se ai ka qenë në oborrin e shtëpisë dhe dyshohet të jetë asfiksuar nga tymi, e si pasojë ka humbur jetën.

Ndërkohë si pasojë e flakëve e lënduar ka mbetur edhe bashkëshortja e tij, e cila ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nga policia, ndërkohë që situata nga zjarret në Gjirokastër mbetet kritike, pasi flakët po përhapen me shpejtësi, sa rrezikohet edhe djegia e banesave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button