Lajme

I gjenden në banesë vepra arti, uniforma policie, armë dhe makineta për lojëra fati, arrestohet 37-vjeçari në Durrës

DURRËS
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 37-vjeçar pasi i janë gjetur në banesë kanabis, vepra arti me vlera historike, municion, armë të ftohta, uniforma policie e makineta të lojërave të fatit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të siguruara nga strukturat e Komisariatit, kanë ushtruar kontroll në një ambient në lagjen nr.15, Durrës, në pronësi të shtetasit D. K., 37 vjeç.

Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa, disa vepra arti me vlera historike, grirëse hashashi, krehër arme dhe municion luftarak, armë të ftohta (thikë dhe shpatë), uniforma policie me simbolet e Policisë së Shtetit, 1 tavolinë pokeri, çipsa dhe 14 makineta për lojëra fati.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Vjedhja e veprave të artit e kulturës”, “Organizmi i lotarive të palejuara”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, shtetasi D. K., 37 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button