Show-Biz
Rita Ora dhe Taika Waitit nuk fshihen më, bëjnë daljen e parë si çift

Rita Ora ka dalë hapur me të dashurin e saj, Taika Waitit. Të dy ata, kaluan përdore në tapetin e kuq gjatë premierës së “The Suicide Squad”, në Los Anxhelos.
Të afërt dhe të dashuruar, çifti u treguan miqësorë dhe me paparacët, duke i dhuruar disa poza.
Kujtojmë se prej tre muajsh flitej për një lidhje mes tyre, por asnjëri prej tyre nuk reagoi, duke e mbajtur larg mediave.
Por, paparacët kanë filmuar disa momente pikante, si ajo e fotos në maj, ku dyshja bashkë me aktoren Tessa Thompson, po putheshin.
Por tashmë ka mbetur vetëm Rita dhe Taika.