Lajme

Turqia i kundër përgjigjet Greqisë: Në luftojmë me zjarrin, fqinji jonë vazhdon kërcënimet

Një ditë pas Greqia kërcënoi me sanksione, Turqia është kundërpërgjigjur. Ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar në një konferencë për mediat ditën e sotme ka akuzuar Greqinë se ka përdorur gjuhë provokuese në një kohë ku Turqia po lufton me zjarrin.

Ne kemi një fqinj që vazhdon një gjuhë kërcënimesh dhe sanksionesh ndërsa ne po luftojmë ndaj katastrofës së zjarrit. Kjo nuk përputhet me marrëdhëniet tona dypalëshe të fqinjësisë, aleancën tonë dhe anëtarësimin në NATO”, tha ai.

Ndërkohë, prej kohësh Greqia dhe Turqia janë në një mosmarrëveshje të vazhdueshme, e cila ka nisur për shelfin kontinental në Mesdheun Lindor dhe detin Egje. Bisedimet kanë nisur sërish këtë vit, por nuk ka pasur efekt.

Nga ana tjetër, Turqia prej një jave po digjet. Zjarret kanë pushtuar jugun e vendit, ku ndodhen bregdetet më të preferuara të turistëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button