Shtoni në dietën tuaj ujë me Aloe Vera, ja të mirat që i sjell trupit tuaj

Ekspertët sugjerojnë ujë me Aloe Vera, pasi sipas tyre, përfitimi do jetë i madh. Në ditë, sugjerojnë ekspertët, duhet që të merrni një gotë me 250 ml, që përmban 50 deri në 60 kalori. Marrja e këtij uji ju “dhuron” vitaminën C, që ndihmon në mbrojtjen e trupit nga infeksionet, ruan dhëmbët dhe shëron plagët.
Gjithashtu Aloe vera përmban vitaminë B-12, folatë, kolinë, bakër dhe kalium gjithashtu. Uji me Aloe vera ka veti anti-inflamatore në sistemin e tretjes dhe përdoret për të ndihmuar në trajtimin e kapsllëkut dhe urthit.
Uji me Aloe Vera lehtëson shqetësimet e stomakut dhe rivendos tretjen normale, është antimikrobik dhe anti-inflamator. Uji me Aloe Vera parandalon mikrobet nga përqendrimi në stomak dhe në zorrë. Mbron organet nga veprimi i toksinave dhe alergeneve.