Bota

Tronditet qendra e Kabulit, raportohet një shpërthim i fuqishëm, lëndohen 6 persona

Ditën e sotme, në qendër të Kabulit është raportuar një shpërthim i fuqishëm, ku për pasojë u plagosen 6 persona. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ngjarja ndodhi pranë “Zonës së Gjelbër” të fortifikuar, ku ndodhen ndërtesat qeveritare dhe ambasadat e huaja.

Sipas zyrtarëve të lartë të shtetit, shpërthimi supozohej të ishte shkaktuar nga një makinë bombë dhe se objektivi i dukshëm ishte një anëtar i parlamentit. Deri më tani, asnjë nga grupet militante nuk kanë marrë përgjegjësinë e sulmit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button