Lajme

Berisha i hap luftë të gjithëve, sulmon Kim dhe Gjykatën e Lartë: Ambasadorja po sillet si Guvernatore

Ish-kryeministri, Sali Berisha, i gjendur përballë një ultimatumi amerikan që e duan jashtë politikës ka zgjedhur sot të sulmojë ashpër ambasadoren Yuri Kim, anëtarët e Gjykatës së Lartë me në krye Sokol Sadushin, Ervin Pupen dhe Ilir Pandan dhe reformën në drejtësi. Berisha tha se Sadushi deklaron 20 mijë euro trashëgimi nga gjyshja dhe ka probleme me një apartament që e ka shitur 550 mikë euro. Për Berishën, Gjykata e Lartë është bërë sipas modelit të Delina Ficos për trajtimin e dosjeve, dhe ai do të vijojë të denoncojë teksa Reformën në Drejtësi e konsideron përfundimisht të dështuar.

Sali Berisha tha se ambasadorja Yuri Kim po sillet si guvernatore, qoftë marrëveshjet që ndërmjetëson, që shkelin Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Gjykatësit janë të marrë peng aty, a e dini, jeni dhe gazetarë, i keni parë ndonjëherë, ma gjeni pak Vettingun e Sokol Sadushit. Keni lexuar për të, për Ilir Pandën, apo Pupës. Nuk ekzistojnë, mund të pyesni, po është bërë Vettingu, po është bërë, por Vettingu i tyre mbahet sekret. Po të dalë Vettingu i Sadushit, shkoni lexoni Vettingun e bashkëshortes së Sadushit. Sadushi kisthe shitur një apartament 550 mijë euro, dhe nuk ishte bërë me bankë. Në një kohë kur thoshte e kam shitur, figuronte në emër të Sadushit, dhe si kolateral në bankë për kredi. Doni më nga çudia e Sadushit. Po të shihni këto të gjitha kanë dalë nga Vettingu u Edlirës. Sadushi deklaron 20 mijë euro trashëgimi nga gjyshja, të tjerëve i kanë larguar sepse kanë pasur dhuratë. E kam thënë, një vajzë, një gjykatëse, mbaroi shkollën, dhe paratë ia çonte të gjitha të atit dhe të ëmës dhe ata ia ruanin për martesë. Asaj ia quanin të pamundur. Kurse gjyshja u zgjua me 20 mijë euro, dhurat ë për Sadushin. Xhensila Pine është në KPK< komisionere. Parregullsitë e jashtëzakonshme për të cilat Sadushi e ka emrin tjetër kund. Ish-ministri Panda, nuk mund të bëhet publik Vettingu i tij. I vjen era bajgë. Po të bëhet publik. Ikën ai po u bë publik. Gjykatësi tjetër, Pupa, ku e ka Vettingun, ta nxjerrë pak. Çfarë ndodh, këta s’flasin, se po të kishin karakter, por janë peng. S’mund të pranonin që dosjet ti merrnin militantë socialistë. Dosjet janë gjë serioze për çdo njeri, kanë fate njerëzish brenda. Ka procedura ligjore për trajimin etyre, dhe na doli modeli Fico i trajtimit të dosjeve. Këto e të tjera Sali Berisha do i denoncojë. Kim preferon të këndojë suksesin. Kur Sali Berisha thotë se Reforma ka dështuar, dhe akti i fundit ishte marrëveshja Llagami Fico", ka thënë Berisha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button