Lajme
Dëmet nga zjarri në Greqi, qeveria i premton shpërblim të të prekurve: 600 euro ndihmë direkte, ndërsa 6 mijë euro për…

Qeveria greke pas zjarreve masive që kanë prekur një pjesë të vendit, ka ardhur me një lajm të mirë. Mediat greke shkruajnë se shteti ka vendosur që të ndihmojë të prekurit nga zjarri, duke ofruar 600 euro ndihmë direkte financiare.
Duke mos mjaftuar me kaq, qeveria do kompesojë të prekurit deri ne 6 mijë euro, ndërsa bizneset e vogla deri në 8 mijë euro. Mediat shkruajnë se janë transferuar 60 mijë euro në Acharnes dhe Kifissia, në Dionysos 30 mijë euro.
Lidhur me strehimin, mësohet se Greqia do ndihmojë personat e prekur me 80% të shumës, pjesa tjetër do jetë hua.