Lajme

E rëndë në Elbasan/ Udhëtonte me të birin, nëna humb kontrollin e mjetit, vdes 3-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një të mituri është regjistruar në Elbasan. Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 09:15, në fshatin Bujqës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja O.M., 38 vjeçe, banuese në fshatin Mengël, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi D.M., 3 vjeç, i cili ishte pasagjerë në këtë mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button