Lajme

Gjermania dhe Franca injorojnë propozimin e OBSH, do nisin aplikimin e dozës së tretë të vaksinës anti- Covid

Më herët OBSH ka bërë thirrje për shtyrjen e dozës së tretë të Covid-19 dhe kjo është refuzuar nga Gjermania dhe Franca. Fillimisht ka qenë presidenti francez, Emmanuel Macron që ka folur për këtë. Përmes një postimi në Instagram, ai shkruan se kjo dozë është e domosdoshme.

Doza e tretë duket se do të jetë e domosdoshme, jo për secilin menjëherë, mirëpo për ata që janë më të cenueshëm dhe më të moshuar”, deklaron Macron.

Nga ana tjetër, edhe ministria e Shëndetësisë Gjermani nuk e merr parasysh propozimin e OBSH-së.

Ka qenë kreu i kësaj organizate, Tedros Adhanom Ghebreyesus që e ka dhënë propozimin.

Ai mendon se është e padrejtë që shtetet e mëdha të marrin përforcime për një dozë tjerër, ndërkohë që vendet në nevojë janë shumë mbrapa me dozat e para.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button