Lajme

Masat e reja anti- Covid, Gjermania ndalon të pavaksinuarit të futen në restorant, ja vendimi për shkollat

Ministri i Shëndetësisë gjerman, Jens Spahn, ka bërë të ditur se qeveria po parashikon masa të reja. Mësohet se një prej tyre është mbajtja e maskës edhe pë rata që janë vaksinuar, ndërkohë që aua që nuk janë vaksinuar mund të përjashtohen nga gastronomia. Por këto propozime kanë shkaktuar shumë debate.

Në Ministrinë Federale të Shëndetësisë mendojnë se për përballimin e suksesshëm të një vala të re të mundshme të pandemisë Corona nevojiten edhe masa të reja. Tanimë po flitet shumë për valën e katërt, ndonëse shpresohet se efekti i saj do të jetë shumë më i dobtë. Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn ka hartuar një dokument për masat e parashikuara, të cilin e ka dërguar në Bundestag. Raportin e kanë parë edhe DPA, “Frankfurter Allgemeine Zeitung” dhe “Süddeutsche Zeitung”
Përveç rritjes së numrit të të infektuarvegjatë udhëtimeve jashtë vendit, kohët e fundit edhe popullata po sillet në kontakte me të tjerët pothuajse sikur para pandemisë, thuhet në këtë dokument. Për më tepër, në vjeshtë dhe dimër pritet edhe shtimi i virusëve sezonalë, si dhe rritja e problemeve me virusin Corona.

Maskat deri në “pranverë 2022”; Krahas shtimit të numrit të të vaksinuarve, distanca, higjiena dhe mbajtja e maskës vazhdojnë të mbeten ndër masat elementare të mbrojtjes nga pandemia. Maskat duhet të mbahen gjithandej ku takohen shumë njerëz në hapësira të mbyllura. Spahn thotë se maskat mbrojtëse do të duhen deri në “pranverën e vitit 2022”, veçanërisht në trafikun publik dhe në distanca të gjata, si dhe në dyqane. Maskat duhet të mbajnë të gjithë, përfshirë këtu edhe ata që janë shëruar dhe që janë vaksinuar, sepse edhe ata mund të infektohen dhe të transmetojnë virusin, thuhet në dokument. Ekspertët në veçanti paralajmërojnë nga varianti Delta.

Rregullat; Ministria e Shëndetësisë shpjegon më tej se vaksinimi dhe testimi mund të parandalojnë futjen në objekte të mbyllura të personave të infektuar. “Prandaj, prej fillimit apo mesit të shtatorit, varësisht nga gjendja, do të kërkohet respektimi i rregullit 3-G në organizime të caktuara, që do të thotë se në aktivitete psh. mund të marrin pjesë vetëm personat e vaksinuar, shëruar apo të testuar”. Në dokument thuhet se këto rregulla do të mundësojnë futjen në restorante, akomodimin në hotele, shërbimet e afërta trupore, sportet dhe aktivitetet brenda si dhe pjesëmarrjen në aktivitetet e mëdha brenda dhe jashtë.

Ministria synon të heqë testet e shpejta falas në mes të tetorit. Meqenëse tani mund t’u bëhet një ofertë e drejtpërdrejtë e vaksinimit të gjithë qytetarëve, atëherë nuk është në rregull që taksapaguesit të paguajnë kostot e testeve për ata që nuk duan të vaksinohen, citon gazeta “Süddeutsche Zeitung” pjesë nga raporti.

A do të lejohet futja në restorante e personave të pavaksinuar?; Njerëzit që nuk janë vaksinuar jo vetëm që cënohen nga sëmundja dhe infektimi, por ata mund të kenë edhe kufizime të tjera. Kjo përfshirë edhe kufizimet e kontakteve, kufizimin e pjesëmarrjes në aktivitete dhe mundësinë e ndalimit të futjes së tyre në restorante, thuhet në dokument.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button