Lajme
Përkeqësohet situata e Covid-19 në SHBA, mbi 100 mijë të infektuar brenda 24 orëve

Një lajm i keq vjen nga SHBA, lidhur me situatën e Covid-19. Mediat amerikane, bazuar në raportin e publikuar nga ministria e Shëndetësisë, ka bërë me dije se brenda 24 orëve të fundit, janë raportuar të infektuar mbi 100 mijë raste të reja.
Ky numër është më i larti i raportuar që nga fillimi i këtij viti. Sipas raportit, vendi ka raportuar mbi 94,819 raste në një mesatare prej 7 ditësh. Ekspertët nga ana tjetër kanë bërë me dije se rastet mund të dyfishohen në 200,000.
Ky parashikim vjen pas konfirmimit të variantit Delta në SHBA, që po përhapet me shpejtësi. Ndërkohë, që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 36,176,471 raste dhe 631,299 viktima që nga fillimi i pandemisë