Bota

Varianti “Delta” përparon në Indonezi, mbi 1 mijë të vdekur brenda 24 orëve të fundit

Situata e Covid-19 në Indonezi, është rënduar. Autoritetet shëndetësore kanë bërë me dije se në 24 orët e fundit janë raportuar mbi 1 mijë të vdekur, duke ngritur alarm në vend.

Mësohet se ky numër është më i larti që nga fillimi i pandemisë botërore, duke treguar se situata është përkeqësuar që nga prania e variantit “Delta”. Pas kësaj shifre ka reaguar Ministria e Shëndetësisë, duke theksuar se situata ka nisur që të përkeqësohet që në korrik.

Varianti Delta është përhapur me shpejtësi në të gjithë botën, duke sjellë vdekje të shumta, por edhe rritjen e rasteve positive.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button