Zjarri në zonën e lumit të Vlorës, Peleshi: Neutralizohet rreziku për banesat

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka ndarë të tjera informacione nga situata me zjarrjet në zonën e lumit të Vlorës.
Në një postim në Facebook, Peleshi shkruan se është parandaluar katastrofa në këtë zonë ndërsa ndërhyrja masive e trupave nga toka dhe ajri ka neutralizuar rrezikun e jetës dhe për banesat.
Postimi i Niko Peleshit
Parandalohet katastrofa në zonën e lumit të Vlorës, ndërhyrja masive e trupave nga toka dhe ajri ka neutralizuar rezikun e jetës dhe banesave atje.
Në mbështetje të operacionit nga toka, në Karaburun ka rifilluar edhe ndërhyrja nga ajri, ndonëse në kushte të vështira klimatike për fluturim.
Ndërhyrje gjithashtu janë bërë edhe ne Vithkuq (Korçë) në Mallakastër, në Tarabosh, (Shkodër) Qerem,(Tropojë), Kalise (Kukës), Mavropull, (Delvinë) etj.