Lajme

Autobuzi përplaset me kamionin në Turqi, vdesin 9 pasagjerë, plagosen 30 të tjerë

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Turqi. Sipas mediave lokale, një autobuz është përplasur me një kamion në autostradën Stamboll-Izmir, pranë Manisës, ku për pasojë humbën jetën 9 persona dhe u plagosën 30 të tjerë.

Mediat shkruajnë se fillimisht ndërruan jetë 6 persona ndërsa 3 të tjerë vdiqën në spital, si pasojë e plagëve të mëdha që morën. Sipas autoriteteve zyrtare, në autobuz ishin 50 pasagjerë dhe 3 anëtarë të shërbimit. Ende nuk dihet shkaku i aksidentit. Ndërkohë, Turqia po përballet me shumë probleme këto kohë, nisur me zjarrin që ka vrarë 8 persona dhe ka dëmtuar shumë pyje, banesa por edhe turizmin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button