Sport

Historia frymëzuese e atletit në Tokio 2020, prindërit birësues i bëjnë ëndrrën realitet

Një histori prekëse dhe frymëzuese është bërë virale së fundmi. Bëhet fjalë për Jordan, djalin nga Kamboxhia i cili është i birësuar që kur ishte 1 vjeç e gjysmë. Sot ai është në Lojrat Olimpike dhe në krah të tij janë prindërit birësues. 22-vjeçari u rrit nga prindërit birësues nga SHBA, duke mos i munduar asgjë. Madje ata e mbështetën edhe në ëndrrën që kishte për notin dhe sot ai garon në Lojrat Olimpike.

I ati Jerry e ndihmoi të birin të stërvitej dhe të ndiqte pasionin dhe sot ai është pjesë e ekipit olimpik të SHBA-ve në hedhjen nga pishina pasi që në moshën 7-vjeçare pati interesim për të duke parë talentin që Jordan kishte. Vetëm që djali i tij të ndiqte ëndrrën e zhytjes në ujë, babai vendosi të zhvendosej nga Florida drejt Karolinës së Veriut ku Jordan u stërvit nga një trajner me shumë eksperiencë si Nunzio Esposto

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button