Lajme

Ikën i nxehti afrikan, parashikimi i motit për ditët në vazhdim

Sipas MeteoAlb, e diela do të mbizotërohet nga moti i kthjellët në pjesën e parë të ditës. Në pasdite pritet të ketë kalime të lehta vranësirash përgjatë kufirit Lindor të Shqipërisë. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 38°C.

Era do të fryjë me shpejtesi 32 km/h nga drejtimi Perëndimor – Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim deri në 3 ballë.Sipas Meteoalb, dita e hënë do të vijojë të jetë në dominimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit gjatë orëve të paradites. Ndërsa mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash, por sërisht mbrëmja largon vranësirat nga Shqipëria.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 38°C.Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.

Sipas MeteoAlb, ditën e martë paraditja do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta, të cilat me të theksuara do të jenë në zonat malore.

Por orët vijuese i bëjnë më të dukshme ato, ku në skajin Verior do të krijohen mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara.Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 37°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 – 4 ballë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button