Lajme

Lufta anti- Covid në Greqi, “Delta” dominon në 73% të të infektuarve

Varianti Delta ka pushtuar Greqinë, duke bërë që të rriten ndjeshëm rastet me Covid-19. Raporti i publikuar së fundmi nga autoritetet shëndetësore ka treguar se varianti Delta përbën 73% të infeksioneve SARS-CoV-2, që u konfirmuan në fillim të korrikut.

Ajo që shqetëson më shumë ekspertët është se pritet të ketë një rritje deri në 85%. Sipas mediave, ky variant mbizotëron më shumë në Egjeun Jugor, Kretë dhe Maqedoninë Lindore dhe Traki, dhe rreth 70% në Atikë dhe Peloponez. Lidhur me raportin ditor, janë regjistruar 2800 raste të reja dhe 12 viktima.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button