Lajme

Greqia nën pushtetin e flakëve! Ndahen nga jeta dy persona dhe mijëra evakuohen

Për të disatën ditë radhazi vazhdon beteja me zjarret në Greqi, në veçanti në rajonin e Atikes. Nata ishte një makth për banorët e Atikës veriore, me flakët që përpinin çdo gjë që u dilte përpara.

Mijëra shtëpia janë shkrumbuar nga flakët, duke lënë pas dhimbje dhe shkatërrimin për banorët. Ndërsa të tjerë pavarësisht thirrjeve për evakuim dhe ndërhyrjeve të policisë, sërish refuzojnë të braktisin shtëpitë.

Forcat ajrore kanë filluar ndërhyrjet e tyre që herët në mëngjes, ndërsa forcat tokësore vazhdojnë të luftojnë shuarjen e zjarrit. Frontet kryesore janë të vendosura në Varybobi, Thrakomakedones dhe Malakasa,.

Zjarret në veriun e kryeqytetit grek, Athinë nuk janë shuar ende, sepse gjithmonë krijohen vatra të reja që përhapen shpejt nga era. Së fundmi kërcënohej nga zjarret edhe qyteti i vogël 25 km larg Athinës, Egjios Stefanos.

Qindra zjarrfikës luftojnë me ndihmë nga Franca, Suedia, Rumania, Qiproja e Zvicra kundër zjarreve masive.

Ndërkohë që deri tani ka humbur jetën një 38 vjeçar në veri të Athinës, pasi u godit nga një shtyllë elektrike. Në afërsi të Kryonierit ndërroi jetë edhe presidenti i Dhomës së Industrisë e Tregtisë në Athinë, Konstantions Michalos, i cili u gjet pa jetë në fabrikën e tij shumë pranë zjarreve.

Edhe dy zjarrfikës janë dërguar në spital në gjendje kritike. Mjaft të tjerë shkuan në spitale me djegie apo helmim nga tymi.

Me temperatura 40 deri në 45 gradë Celcius Greqia po përjeton një nxehtësi të pazakontë. Mbrojtja Civile i lajmëron qytetarët me SMS në të gjithë vendin për “rrezikun ekstrem të zjarreve në ditët e ardhshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button