Lajme
Anglia ndryshe nga pjesa tjetër e globit, shirat përmbysin kryeqytetin

Londra është përmbytur një ditë më parë nga shirat e rrëmbyeshëm.
Mediat vendase shkruajnë se situata është e rënduar, pasi uji ka hyrë në shtëpi, biznese, janë bllokuar rrugë.
Virale janë bërë disa video që paraqesin më mirë situatën në të cilën kryeqyteti anglez ndodhet.
Viktimë” e përmbytjes ka qenë edhe stacioni i metrosë Stepney Green, duke detyruar autoritetet që ta mbyllin.
Ndërkohë që pas këtij moti të jashtëzakonshëm, meteorologët kanë parashikuar që ditët në vijim të jetë të freskëta, duke pasuar më pas, deri në fund të gushtit, temperature të larta në të gjithë vendin.
Ndërkohë, pjesa tjetër e globit po digjet nga temperaturat e larta dhe thatësira.