Lajme
Kthjellime dhe vranësira, ja parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti në vendin tonë do dominohet nga kthjellime sa i përket pjesës së parë të ditës, ndërsa në pjesën e dytë, parashikohet të ketë vranësira të pakta. Sipas MeteoAlb, vranësirat do jenë në zonat veriore dhe lindore të vendit.
Sipas parashikimit, temperaturat do të rriten nga 15°C deri në 38°C, ndërsa era do të fryjë 32 km/h nga drejtimi Perëndimor – Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim deri në 3 ballë.